Prokurorët kinezë miratuan 168.000 arrestime në tremujorin e parë
2024-04-27 12:46:49

Foto nga VCG

Prokurorët miratuan në të gjithë Kinën arrestimin e 168.000 personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të ndryshme në tremujorin e parë të vitit, bëri të ditur Prokuroria e Lartë e Popullit (SPP), citon “Xinhua”.

Organet e prokurorisë filluan ndjekjet penale ndaj 347.000 individëve të përfshirë në aktivitete kriminale në tremujorin e parë.

Gjatë tre muajve të parë, autoritetet prokuroriale në mbarë vendin pranuan mbi 31.000 çështje gjyqësore me interes publik dhe filluan veprimet në më shumë se 1600 prej tyre. Ata dhanë miratimin për arrestimin e më shumë se 7100 të miturve të dyshuar për krime të vogla dhe ndoqën penalisht 12.000 të mitur të përfshirë në aktivitete kriminale në tremujorin e parë.

Në të njëjtën periudhë, autoritetet prokuroriale miratuan edhe arrestimin e 7800 personave të përfshirë në krime ndaj të miturve.

Sipas SPP-së, Midis janarit dhe marsit, organet e prokurorisë paditën gjithsej 53.000 individë për mashtrime të lidhura me telekomin dhe internetin për të mbrojtur interesat publike.

Për të goditur krimet që përfshijnë konkurrencë të pandershme, organet prokurore ndoqën penalisht më shumë se 8900 persona për prishje të rendit të tregut në tremujorin e parë, me një rritje prej 47.4 në baza vjetore. (Irma)