Presidenti egjiptian: Nëse Izraeli hyn në Rafah, do të ketë pasoja katastrofike
2024-04-27 13:52:42

Foto nga VCG

Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi kundërshtoi zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës, ndërsa Izraeli përgatitet për një operacion të afërt ushtarak në Rafah.

Egjipti druhet se një pushtim i planifikuar i qytetit kufitar jugor të Rafahut, bastioni i fundit i mbetur i Hamasit në Gaza, mund të shkaktojë një eksod masiv në gadishullin jugor të Egjiptit, shkruan “ATSH”.

“Egjipti ka marrë një qëndrim të qartë që në minutën e parë të luftës duke refuzuar totalisht emigrimin e detyruar të palestinezëve nga tokat e tyre në Sinai apo kudo tjetër, me qëllim që të ruhet kauza palestineze nga likuidimi dhe të ruhet siguria kombëtare e vendit. Nisja e një ofensive izraelite në Rafah do të ketë pasoja katastrofike për situatën humanitare në Gaza dhe për paqen dhe sigurinë në rajon”,- deklaroi presidenti egjiptian në një fjalim televiziv. (Irma)