Frika nga sulmet izraelite, qindra mijëra palestinezë largohen nga Rafahu
2024-04-27 11:21:09

Foto nga VCG

Mediet izraelite raportuan se qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rafahu, përpara ofensivës së synuar izraelite.

“Rreth 200.000 civilë palestinezë janë larguar nga Rafahu që nga 7 prilli”, shkroi “Jerusalem Post”, duke cituar ushtrinë, raporton “RTSH”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk pranuan të komentojnë raportin kur u pyetën.

Që nga shpërthimi i luftës në Gaza, rreth 1.5 milionë banorë të Rripit të Gazës, nga një popullsi prej më shumë se 2.2 milionë banorësh, kanë kërkuar strehim në Rafah nga sulmet e vazhdueshme izraelite.

Grupet humanitare thonë se më shumë se 1 milion njerëz kërkuan strehim atje gjatë luftës.

Më 7 prill, ushtria izraelite thuhet se tërhoqi trupat e saj nga Khan Younis, gjithashtu në Rripin jugor të Gazës. Që atëherë, “Jerusalem Post” ka shkruar se civilët janë larguar nga Rafahu dhe janë nisur drejt Khan Younis.

IDF-ja bëri të ditur se shpreson që më shumë civilë të shkojnë në qytetet e reja në Rripin jugor dhe qendror të Gazës. (Irma)