Fusha magnetike e Tokës, thuajse e njëjtë me miliarda vite më parë
2024-04-27 14:40:13

Foto nga VCG

Studiuesit kanë zbuluar se fusha magnetike e tokës është pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vite më parë, shkruan “Discover Magazine”, citon “ATSH”.

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) për të arritur në këtë përfundim përdorën të dhënat nga shkëmbinjtë e vjetër nga Brezi Isua Greenstone i ishullit të Groenlandës.

Studiuesit zbuluan se madhësia e fushës magnetike 3.7 miliardë vite më parë ishte 15 mikrotesla. Kjo madhësi është e barabartë me gjysmën e madhësisë së fushës magnetike moderne.

Ky sukses i studiuesve u arrit duke studiuar grimcat e hekurit në shkëmbinjtë e lashtë, të cilat veprojnë si magnet natyrorë duke regjistruar madhësinë dhe drejtimin e fushës magnetike.

Fusha magnetike mbron tokën nga rrezatimi kozmik dhe erërat diellore.

Brezi Isua Greenstone, që ndodhet 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Groenlandës, Nuuk, përmban shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Journal of Geophysical Research”. (Irma)