Ministri Gonxhja apelon për rritje pagash në sektorin privat
2024-04-27 13:57:56

Foto nga RTSH

Në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës u organizua Panairi i Punës, ku morën pjesë mbi 60 kompani të sektorit bankar, konsulencës dhe telekomunikacionit, turizmit, inovacionit dhe sturtup-e.

Në tryezën e diskutimeve mes përfaqësuesve të biznesit dhe akademikeve, ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Novacionit, Blendi Gonxhja, e vuri theksin te rritja e pagave edhe në sektorin privat, shkruan “RTSH”.

“Ne do të bëjmë çmos të rrisim pagat, si një instrument i rëndësishëm që sjell rritje të konsumit dhe të ekonomisë. Ne do të bëjmë këtë vit një reformë të plotë të pensioneve, si një faktor motivues për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi për t’u punësuar”, tha ministri Gonxhja.

Studentët dhe kompanitë e shohin Panairin e Punës si një mundësi të mirë për të zhvilluar aftësitë profesionale si dhe rekrutimin e punonjësve. (Irma)