18 vende i kërkojnë Hamasit lirimin e pengjeve
2024-04-27 12:48:18

Foto nga VCG

18 vende u kanë bërë thirrje militantëve palestinezë të Hamasit që të lirojnë menjëherë të gjithë pengjet e marrë gjatë bastisjes në Izrael më 7 tetor, ku vranë dhe mbi 1200 persona, gjë që solli dhe sulmin e ndërmarrë nga Izraeli, shkruan “RTSH”.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza për më shumë se 200 ditë. Këtu përfshihen edhe qytetarët tanë. Fati i pengjeve dhe popullatës civile në Gaza, të cilët mbrohen nga ligji ndërkombëtar, është një shqetësim ndërkombëtar. Mendojmë se marrëveshja në tryezë për lirimin e pengjeve do të çonte në një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza, i cili do të lehtësonte një valë ndihme humanitare shtesë të nevojshme për t’u ofruar në të gjithë Gazën dhe do të sillte një fund të besueshëm të armiqësive”,- thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Deklarata u nënshkruan edhe nga liderët e Argjentinës, Austrisë, Brazilit, Bullgarisë, Kanadasë, Kolumbisë, Danimarkës, Francës, Hungarisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Serbisë, Spanjës, Tajlandës dhe Britanisë së Madhe.

“Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësimit për të sjellë njerëzit tanë në shtëpi. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Hamasit për të liruar pengjet dhe për t’i dhënë fund kësaj krize në mënyrë që të mund të përqendrohemi kolektivisht në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në deklaratë. (Irma)