Gjykata në Ukrainë urdhëron ndalimin e ministrit nën akuzën e korrupsionit
2024-04-27 11:19:07

Foto nga VCG

Gjykata ukrainase ka urdhëruar marrjen në paraburgim të ministrit të Bujqësisë, Mykola Solskyi, i cili përballet me akuza për përfshirje të supozuar në blerjen e paligjshme të tokës në pronësi të shtetit, shkruan “RTSH”.

Ai i ka mohuar akuzat, të cilat lidhen me ngjarjet përpara se të bëhej ministër i Bujqësisë. Solskyi dha dorëheqjen nga detyra më 25 prill.

Solskyi është ministri i parë nën qeverinë e presidentit Volodymyr Zelensky që dyshohet si i përfshirë në një rast korrupsioni.

Gjykatësi bëri të ditur se Solski do të qëndrojë në paraburgim deri më 24 qershor. Sipas prokurorëve, me akuzat që rëndojnë mbi të rrezikon një dënim deri në 12 vjet burg. (Irma)