INSTAT: Rreth 1.5 milionë vizitorë të huaj në 3 muajt e parë të vitit
2024-04-27 13:45:00

Foto nga VCG

Instituti i Statistikave bëri të ditur se përgjatë 3-mujorit të parë të vitit Shqipërinë e kanë vizituar 1.535.113 shtetas të huaj, ose gati 500 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Statistikat tregojnë se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në muajin mars shënoi një rritje prej 47.1%, duke arritur në 564.975, citon “RTSH”.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, shtetasit europianë shënuan numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri. Nga gati 565 mijë të huaj që vizituan vendin, 539.683 ishin shtetas europianë. Ndërsa 14.267 shtetas ishin nga SHBA-ja dhe 5254 shtetas ishin nga Azia Lindore dhe Paqësori.

Krahasuar me marsin 2023, hyrjet e shtetasve të huaj patën rritje me 45.2% për qëllime personale, rritje me 44.7% për qëllime pushime, vizitë te të afërm, etj. dhe një rritje prej 2.1 herë për biznes dhe qëllime profesionale.

Vendi u vizitua vitin e shkuar nga 10.1 milionë të huaj, ndërsa autoritetet në vend janë optimist se numri i të huajve që do të zgjedhin Shqipërinë si destinacion turistik pritet të arrijë 14 milionë. (Irma)