38 programe televizive janë përzgjedhur për të promovuar kulturën dhe turizmin
2024-04-27 14:01:33

Foto nga Xinhua

Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit të Kinës (NRTA) dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit prezantuan së bashku 38 programe televizive me temë kulturore dhe turizmi, për të nxitur zhvillimin e këtyre sektorëve, shkruan “Xinhua”.

Të prodhuara në formate të tilla si programe argëtuese, dokumentarë dhe animacione, ato ndahen në tre grupe: bukuritë natyrore të vendit, reliktet kulturore dhe vendet e trashëgimisë dhe shfaqjet e realitetit.

Administrata e Radios dhe Televizionit njofoti se këtë vit do të përzgjedhë rregullisht vepra të shkëlqyera audio-vizuale dhe do të nisë promovimin si në stacionet televizive ashtu edhe në internet. (Irma)