Izraeli njofton nisjen e ndërtimit të skelës së ndihmës në Gaza
2024-04-27 14:04:10

Foto nga VCG

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar ndërtimi i një skele lundruese në bregun e detit të Gazës, për të ofruar ndihmën e nevojshme për rajonin, shkruan “Xinhua”.

Nisma, e udhëhequr nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, do të krijojë një skelë të përkohshme lundruese për të dërguar ndihma humanitare nga deti në Gaza, thuhet në një deklaratë të Ushtrisë izraelite.

Edhe Pentagoni konfirmoi fillimin e ndërtimit.

“Mund të konfirmoj se anijet ushtarake amerikane kanë filluar të ndërtojnë fazat fillestare të skelës së përkohshme në det”,- deklaroi sekretari i shtypit i Pentagonit, Pat Ryder. (Irma)