OBSH: Vaksinat kanë shpëtuan miliona jetë në 50 vitet e fundit
2024-04-26 17:19:48

Vaksina (Foto Panorama)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vitet e fundit, me shumicën që ishin foshnja, shkruan “Panorama”.

Sipas OBSH-së, kjo shifër është e barasvlershme me gjashtë jetë të shpëtuara çdo minutë të çdo viti në gjysmë shekull.

Në një studim të publikuar në “Lancet”, OBSH-ja bëri analiza krahasuese të ndikimit të 14 vaksinave të përdorura në kuadër të Programit të Zgjeruar mbi Imunizim (EPI), i cili shënon 50-vjetorin e krijimit muajin e ardhshëm.

“Vaksinat janë në mesin e zbulimeve më të fuqishme në histori, duke i bërë të parandalueshme sëmundjet që dikur nuk parandaloheshin”,- tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Falë vaksinave, lija është çrrënjosur, poliomieliti është në prag të zhdukjes dhe sipas zhvillimit më të fundit të vaksinave kundër sëmundjeve sikurse malaria dhe kaceri i qafës së mitrës, ne po shtyjmë kufijtë e këtyre sëmundjeve. Me vazhdimin e kërkimeve, investimeve dhe bashkëpunimit, ne mund të shpëtojmë miliona jetë sot dhe në 50 vitet e ardhshme”,- tha ai.

Sipas studimit, foshnjat përbënin 101 milionë jetë të shpëtuara përmes imunizimit gjatë pesë dekadave. (Irma)