Presidenti francez: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
2024-04-26 16:53:44

foto nga CFP

foto nga CFP

Duhet të jemi të kthjellët për faktin se Europa është e vdekshme dhe ajo mund të vdesë, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron, në një fjalim për të ardhmen e BE-së.

“Kjo varet vetëm nga zgjedhjet tona, por këto zgjedhje duhet të bëhen tani, sepse gjatë dekadës së ardhshme, rreziku është i jashtëzakonshëm për t’u dobësuar apo edhe për t’u ulur”,- deklaroi presidenti Macron, citon “ATSH”.

Rreziku është që Evropa të përjetojë rënie dhe ne tashmë kemi filluar ta shohim këtë me gjithë përpjekjet tona, paralajmëroi ai, duke u lutur për një Evropë të fuqishme, që garanton sigurinë e saj dhe rifiton autonominë e saj strategjike.

Ai i bëri thirrje BE-së të forcojë më tej industrinë e mbrojtjes. (Irma)