Gjykata e Lartë e Greqisë ndalon partinë e ekstremit të djathtë për zgjedhjet në BE
2024-04-26 16:00:31

Parlamenti grek (Foto Msn)

Gjykata e Lartë e Greqisë ka lejuar 31 parti dhe koalicione të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian në qershor, por partia e ekstremit të djathtë Spartanët u përjashtua, njoftoi agjencia kombëtare greke e lajmeve “AMNA”, citon “Xinhua”.

Partia është nën vëzhgim për shkak të lidhjeve me anëtarët e dënuar të partisë së ekstremit të djathtë Agimi i Artë dhe nën hetim për mashtrim të mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në qershor 2023.

Partia në pushtet Demokracia e Re dhe partitë opozitare PASOK dhe E Majta e Re kishin ngritur peticione kundër pjesëmarrjes së Spartanëve në zgjedhjet europiane për lidhjet e saj të supozuara me Agimin e Artë. (Irma)