Venecia vendos taksë të re për të mbajtur nën kontroll fluksin e vizitorëve
2024-04-26 17:45:29

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një program pilot filloi në qytetin italian Venecia që synon të vendosë nën kontroll fluksin e vizitorëve të shumtë. Nga e enjtja vizitorët do të duhet të paguajnë 5 Euro për të hyrë në qytet në ditët më të ngarkuara të vitit. Rregulla e reja do të vlejnë për personat që mbërrijnë nga ora 8:30 e mëngjesit dhe deri në 4 të pasdites. Jashtë këtij orari, hyrja do të jetë falas dhe e pakufizuar.

Vizitorët e parë që mbërritën në qytet u përballën me tabela të mëdha, ku janë radhitur 29 data të ndryshme deri në muajin korrik, gjatë të cilave do të ketë edhe hyrje të veçanta në qytet për vizitorët, banorët, studentët dhe punëtorët.

Sidoqoftë, jo të gjithë banorët janë të bindur për efektshmërinë e këtij sistemi të ri që dekurajon turizmin masiv. Qindra venecianë protestuan kundër programit të ri.