Ministrja Koçiu: Po punohet për të pasuruar listën e barnave të rimbursueshme
2024-04-26 16:18:39

Farmaci (Foto Atsh)

Farmaci (Foto Atsh)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se po punohet me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të pasuruar listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2024, shkruan “ATSH”.

Koçiu informoi se strukturat përkatëse janë duke bërë të gjithë kalkulimet e nevojshme pas sjelljes së ofertave të kompanive farmaceutike, me synimin për të adresuar gjithë problematikat mbi mungesën e disa barnave të caktuara.

Ministrja theksoi se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë të gjithë popullatës me barna të rimbursueshme, që janë të domosdoshme për kujdesin shëndetësor të tyre.

“Qëllimi ynë kryesor është që ne ta pasurojmë këtë listë barnash të rimbursueshme dhe me alternativa të reja të cilat padiskutim ndihmojnë në një shëndet më të mirë të popullatës. Procesi pritet të përfundojë shpejt sipas parashikimeve ligjore”,- theksoi Koçiu. (Irma)