Krerët e shtetit të Kinës e Tanzanisë shkëmbejnë mesazhe për 60-vjetorin e lidhjeve dypalëshe
2024-04-26 20:42:36

Presidenti kinez Xi Jinping shkëmbeu të premten mesazhe urimi me homologen e vet tanzaniane Samia Suluhu Hassan për 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Në mesazhin e tij, Xi theksoi se ai është i gatshëm të punojë me znj. Hassan për të përtërirë miqësinë tradicionale dypalëshe, për ta bërë realitet ëndrrën e përbashkët për zhvillimin e rilindjen kombëtare të të dy vendeve, si edhe për të shkruar një kapitull të mrekullueshëm të bashkëpunimit dypalësh brenda nismës "Një brez, një rrugë", duke pasuruar vazhdimisht përmbajtjen e partneritetit të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve dhe duke dhënë kontribut më të madh në ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të nivelit të lartë Kinë-Afrikë. 

Hassan-i tha nga ana e saj se solidariteti, miqësia dhe bashkëpunimi i sinqertë ndërmjet Tanzanisë dhe Kinës janë thelluar që kur të dy vendet vendosën marrëdhëniet diplomatike ndërmjet tyre 60 vjet më parë.

Ajo shprehu mirënjohje për përkrahjen e Kinës në zhvillimin e vendit të saj dhe shtoi se Tanzania do të mbështesë në mënyrë të vendosur nismën "Një brez, një rrugë", Nismën e Zhvillimit Global dhe nisma të tjera madhore, për të forcuar partneritetin e bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik ndërmjet të dy vendeve.(Zhang Yan/Artan)