Stacioni bazë i avancuar 5G u lançua në malin Qomolangma
2024-04-26 16:37:02

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Stacioni i parë bazë 5G-A (5G-I avancuar) u lançua në zonën e malit Qomolangma, duke shënuar hyrjen e rajonit me majën më të lartë në botë në epokën 5G-A, sipas gjigantit të telekomit “China Mobile”, shkruan “Xinhua”.

Krahasuar me 5G, 5G-A ka shpejtësi më të lartë, lidhje më të madhe dhe vonesë më të ulët.

Rrjeti 5G-A pritet të ofrojë mbështetje më të fortë të rrjetit për turizmin, alpinizmin, kërkimin shkencor dhe mbrojtjen e mjedisit në zonën piktoreske të malit Qomolangma, deklaroi Li Chongming, zyrtar i degës së “China Mobile” në Rajonin Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore.

Sipas tij, rrjeti 5G-A mund të përmbushë nevojat e reja të biznesit të atraksioneve turistike dhe kërkesat e larmishme të turistëve në zonën piktoreske, si dhe të sigurojë garanci komunikimi shpëtimi për alpinistët.

Po ashtu, studiuesit mund ta përdorin stacionin bazë 5G-A për të ngarkuar të dhënat e monitorimit në kohë reale, duke kryer me efikasitet kërkime për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve të egra, shtoi Li.

I ndodhur në kufirin Kinë-Nepal, mali Qomolangma ka një lartësi prej më shumë se 8840 metra, me pjesën veriore të vendosur në Xizang. Stacioni bazë 5G në lartësinë më të madhe në botë filloi funksionimin në vitin 2020, me sinjalin e tij që mbulonte majën e malit Qomolangma. (Irma)