Ministri ukrainas akuzohet për përfshirje në një skandal korrupsioni
2024-04-25 17:12:34

Ministri ukrainas akuzohet për përfshirje në një skandal korrupsioni(网)

Ministri ukrainas (Foto Telegrafi)

Sipas një hetimi nga Zyra Kombëtare Kundër Korrupsionit, ministri ukrainas i Bujqësisë, Mykola Solsky, është akuzuar për përvetësimin e një sipërfaqe të madhe toke shtetërore, njofton “ATSH”.

“Së bashku me të dyshuarit e tjerë, ministri mori në zotërim 1250 parcela toke me një sipërfaqe prej pothuajse 2500 hektarësh”, njoftoi zyra.

Nga raportimet thuhet se toka që i përkiste një kompanie shtetërore në rajonin verior të Ukrainës, Sumy, që më pas iu transferua pronarëve të rinj mes viteve 2017 dhe 2021. Më pas toka iu kalua për përdorim ministrit të Bujqësisë, Solsky.

Personeli në zyrën përgjegjëse për pronësinë e tokës dyshohet gjithashtu për korrupsion.

Zhdukja e korrupsionit është një kusht kyç për Ukrainën që të bëjë progres në bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian, të cilat nisën në dhjetor. (Fatosi)