Arrestohen protestues propalestinezë në disa universitete amerikane
2024-04-25 15:41:53

Një protestues pro-palestinez mban një pankartë gjatë një demonstrate në Universitetin e Nju Jorkut, 22 Prill 2024/CFP

Një protestues pro-palestinez mban një pankartë gjatë një demonstrate në Universitetin e Nju Jorkut, 22 Prill 2024/CFP

Ndërsa konflikti në Gazë vazhdon të gjejë jehonë nëpër kampuset universitare të ShBA-së, policia arrestoi dhjetëra veta gjatë demonstratave propalestineze të hënën në Universitetin e Jellit në Konektikat dhe Universitetin e Nju-Jorkut (NYU) në Manhatan, raportoi "Reuters". 

Këtë javë, Universiteti i Kolumbias anuloi mësimet me prani fizike për shkak të protestuesve që ngritën tenda në kampusin e tij. Në Nju-Hevën të Konektikatit, demonstruesit bllokuan trafikun rreth kampusit të Universitetit të Jellit, duke kërkuar që shkolla të mos financojë prodhuesit e armëve. Sipas gazetës studentore "Yale Daily News", policia arrestoi më shumë se 45 protestues. 

Policia ndërhyri mbi turmën në Universitetin e Nju-Jorkut pak pas rënies së muzgut, teksa qindra demonstrues kundërshtuan paralajmërimet nga universiteti se do të ndesheshin me pasoja nëse nuk largoheshin nga sheshi ku ishin mbledhur, shtoi raporti i "Reuters"-it. Në një video të publikuar në medien sociale shihet se policia hoqi tendat nga kampi i protestuesve, të cilët u përleshën me policinë ndërsa thërritnin: "Ne nuk do të ndalojmë". 

Profesorët e Universitetit të Kolumbisë flasin në solidaritet me të drejtat e studentëve të tyre për të protestuar pa arrestim në kampusin e Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork, 22 Prill 2024./AP

Profesorët e Universitetit të Kolumbisë flasin në solidaritet me të drejtat e studentëve të tyre për të protestuar pa arrestim në kampusin e Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork, 22 Prill 2024./AP

"Është një veprim i universitetit që të ngjall vërtet zemëratë lejimi i policisë të arrestojë studentët në kampusin tonë," tha studenti i drejtësisë në Universitetin e Nju-Jorkut Byul Yoon. 

Në një e-mail për stafin dhe studentët e Universitetit të Kolumbias të hënën, rektorja e këtij universiteti Nemat Minouche Shafik njoftoi se universiteti do të anulonte mësimet me prani fizike dhe do të kalonte në mësimin në internet "për të zbutur zemërimin dhe për të na dhënë të gjithëve një mundësi për të shqyrtuar hapat e ardhshëm."