Ngrihet në Elbasan Qendra Rajonale e Inovacionit
2024-04-25 15:04:57

Ministrja Balluku (Foto Oranews)

Ministrja Balluku (Foto Oranews)

Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raw Materials Regional Innovation Center), e vetmja në Ballkanin Perëndimor, njofton “ATSH”.

Kjo qendër synon të nxisë kërkimin shkencor në sektorin minerar, vazhdimësinë e kërkimeve, zbulimin dhe përpunimin e lëndëve të para, duke u mbështetur tek inovacioni.

Ajo do të shërbejë për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes profesionistëve e ekspertëve shqiptarë dhe atyre të Bashkimit Europian në kërkim-zbulimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, veçanërisht të atyre me rëndësi strategjike.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se qendra do të rivitalizojë një nga sektorët më të rëndësishëm, atë minerar. (Fatosi)