Senati amerikan miraton paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
2024-04-25 11:44:14

Senati amerikan (Foto Tvn24)

Senati amerikan votoi me 79 vota pro miratimin e paketës së ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin, njofton “RTSH”.

Senati me shumicë dërrmuese votoi për të avancuar masën në një hap të përshëndetur nga udhëheqësi i mazhorancës si një nga arritjet më të mëdha që Senati është përballur në vite.

“Me këtë votim,Senati i dërgon një mesazh të unifikuar të gjithë botës: SHBA-ja do ta mbrojë gjithmonë demokracinë në orën e saj të nevojës dhe do të përmbushë premtimin e saj për të vepruar si një lider në skenën botërore”,- tha Chuck Schumer.

Legjislacioni përfshin 60.8 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 26.3 miliardë dollarë për Izraelin dhe ndihma humanitare për civilët në zonat e konfliktit, duke përfshirë Gazën. (Fatosi)