Greqia po planifikon shlyerjen e parakohshme të kredive ndaj vendeve të Eurozonës
2024-04-25 17:09:15

Greqia (Foto Panorama)

Greqia (Foto Panorama)

Greqia po planifikon një shlyerje të parakohshme deri në 5 miliardë euro (5.34 miliardë dollarë) të kredive të ndihmës për vendet e Eurozonës gjatë këtij viti, pasi kërkon një kthim në normalitet pas krizës të dekadës së mëparshme, shkruan “Panorama”.

Eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i dhanë Greqisë hua rreth 280 miliardë euro gjatë krizës, me kushtin që Greqia të vendoste masa të ashpra shtrënguese.

Me pagesën e planifikuar këtë vit, Greqia do të ketë shlyer rreth 15-17 miliardë euro nga kreditë e para të shpëtimit.

Në vitin 2022, vendi helen pagoi FMN-në dy vjet përpara afatit dhe në vitin 2023 u ktheu 5 miliardë euro kredi vendeve të Eurozonës.

Paketa e tretë e shpëtimit të vendit skadoi në vitin 2018 dhe që atëherë Greqia është mbështetur vetëm në tregjet e borxhit për nevojat e tij të huamarrjes. (Fatosi)