Xi Jinping nxit krijimin e universiteteve mjekësore ushtarake të nivelit botëror
2024-04-25 15:58:38

Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për krijimin e universiteteve mjekësore ushtarake të nivelit botëror, duke theksuar se ato duhet të shërbejnë për fushën e betejës e trupat dhe të përqafojnë të ardhmen. 

Xi gjatë inspektimit(Foto:Xinhua)

Xi, gjithashtu kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri komentet gjatë një inspektimi në Universitetin Mjekësor Ushtarak të martën.

Ai i kërkoi universitetit të përmirësojë funksionimin e vet dhe kultivimin e talenteve, si edhe të shtojë aftësinë e mbështetjes mjekësore. 

Gjatë inspektimit, Xi mori një informacion bazë rreth universitetit dhe disiplinave kryesore lidhur me trajtimin mjekësor në fushën e betejës. 

Ekipi i mjekimit i Universitetit Mjekësor Ushtarak kundër COVID-19, 2020(Foto:VCG)

Si një institucion i riorganizuar i ngritur në vitin 2017, universiteti ka kryer një sërë detyrash madhore, duke përfshirë mbështetjen mjekësore për betejat ushtarake dhe parandalimin dhe kontrollin e COVID-19. Xi vlerësoi përpjekjet e universitetit në nxitjen e zhvillimit dhe plotësimin e detyrave. 

Xi u takua me përfaqësues të oficerëve dhe ushtarëve të universitetit dhe bëri një fotografi në grup me ta. 

Xi del në fotografi me përfaqësues të oficerëve dhe ushtarëve të universitetit (Foto:Xinhua)

Ai theksoi rëndësinë e forcimit të virtyteve dhe zhvillimit të aftësive luftarake, si edhe të nxitjes së fuqishme të inovacionit në studimin shkencor të mjekësisë ushtarake, për të siguruar epërsi në zhvillimin e përparuar. 

Duhet të punohet për të përmirësuar qeverisjen e bazuar në ligj dhe për të forcuar menaxhimin e arsimit, tha Xi, duke kërkuar përpjekje të përbashkëta për të hapur horizonte të reja për zhvillimin e universitetit. (Artan)