Tenesi në ShBA miraton ligjin e ri për armët në shkolla
2024-04-25 16:52:36

Protesta e nxënësve në një shkollë të lartë kundër projektligjit për lejimin e mësuesve të mbajnë armë në shkollë / Foto CFP

Ligjvënësit e Tenesit në ShBA miratuan një projektligj që do t'u lejojë mësuesve të shtetit të mbajnë armë të fshehura në shkollë, njofton RTSh.

Projektligji u miratua në Dhomën e Tenesit të dominuar nga republikanët, pasuar nga votimi në Senatin e shtetit.

foto nga CFP

Ligjvënësi i Tenasit, Ryan Williams, nismëtari i këtij projektligj / foto nga CFP

Në Tenesi ka pasur një debat të ashpër mbi ligjet e armëve, që nga të shtënat e vitit të kaluar në një shkollë në Nashville, duke lënë të vdekur tre fëmijë dhe tre mësues.

Republikanët dhe konservatorët shpesh kanë kërkuar që mësuesit të armatosen në përgjigje të të shtënave të shumta në shkolla që kanë ndodhur në ShBA në 25 vitet e fundit.

Përkrahësit e masave argumentojnë se mësuesit e armatosur pengojnë sulmuesit e mundshëm në shkolla, ndërsa kundërshtarët thonë se armët në shkollë ka të ngjarë të çojnë vetëm në të shtëna tragjike aksidentale. (Fatosi)

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP