Ejani në Konkursin e katërt të videove të shkurtra "Pekini, një qytet global"
2024-04-24 17:30:28

Konkursi i katërt i videove të shkurtra "Pekini, një qytet global", nisi të martën në parkun "Moofland" të distriktit Mentougou të kryeqytetit kinez. Konkursi është organizuar nga bashkia e Pekinit, nëpërmjet bashkëpunimit me uebsajtin "CRI Online" të CMG-së, Departamentin Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës.

Në tre edicionet e kaluara, gati 700 video të shkurtra të prodhuara nga pjesëmarrësit e mbi 100 vendeve e rajoneve të botës morën pjesë në konkurs.

Nëse keni interes, jeni të mirëpritur të merrni pjesë nëpërmjet publikimit të videove në aplikacionin "Kuaishou", llogaritë e hapura në platformat elektronike të "Wechat"-it, "Douyin"-it etj., duke shtuar hashtagun #Beijing A Global City. Gjithashtu, mund t’i dërgoni videon origjinale, titullin, prezantimin dhe të dhënat e autorit në postën elektronike të komisionit organizator të konkursit beijingvideos@cri.cn. Mbledhja e videove do të zgjasë deri më 15 nëntor të këtij viti. Juria e përbërë nga ekspertë do të vlerësojë dhe propozojë fituesit e çmimeve në kategori të ndryshme. Veprat përkatëse do të promovohen gjithashtu në kanale të ndryshme interneti.(Hu Ziqi/Artan)