Presidenti i Kinës Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga 5 deri më 10 maj. Kjo do të jetë vizita e parë në Evropë e kreut të shtetit të Kinës gjatë pesë vjetëve dhe ka rëndësi të madhe për nxitjen e marrëdhënieve midis Kinës e këtyre tre vendeve, si edhe midis Kinës e Evropës.
Në situatën e tanishme ndërkombëtare, rëndësia e bashkëpunimit kino-evropian është e padiskutueshme. Gjatë një interviste për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), drejtorja e Departamentit të Kërkimeve për Evropën pranë Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Kinës, Jin Ling, tha se luajtja e rolit të spirancës për stabilizimin e situatës ndërkombëtare është përgjegjësia e përbashkët e Kinës dhe Evropës. Të dyja palët kanë më shumë interesa të përbashkët sesa mosmarrëveshje dhe, për përballimin e sfidave globale, ato nuk kanë alternativë tjetër përveç bashkëpunimit.
Jin Ling, drejtorja e Departamentit të Kërkimeve për Evropën pranë Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Kinës/ foto CMG
Jin theksoi se bashkëpunimi kino-evropian ka pasur rezultate të spikatura në disa fusha dhe është bërë shembull i bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë dhe përfitime të përbashkëta. Kjo ka rëndësi të madhe veçanërisht në kohën e sotme, kur bota ndodhet në tranzicionin e dyfishtë të gjelbërimit dhe digjitalizimit.
"Bashkëpunimi midis Kinës dhe Hungarisë ka formuar një strukturë të mirë në fushat ekonomiko-tregtare dhe të investimeve. P. sh. kompania kineze e baterive dinamike CATL, prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD etj., kanë bërë investime të mëdha në Hungari, të cilat jo vetëm përputhen me kursin e tranzicionit të gjelbër të BE-së, por edhe përshtaten me përparësinë e zhvillimit të Hungarisë. Hekurudha Hungari-Serbi dhe projekte të tjera të bashkëpunimit kino-serb kanë nxitur shumë rritjen ekonomike dhe punësimin në Serbi. Kina dhe Franca kanë shumë projekte të rëndësishme bashkëpunimi në fushat e energjisë bërthamore e të fluturimeve hapësinore. Sot bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve kanë ende hapësirë të madhe edhe në kohën e tranzicionit të gjelbër dhe digjital. Në fushën e ndryshimit klimatik, Kina e Franca kanë mbrojtur së bashku mekanizmat shumëpalësh ndërkombëtarë dhe kanë luajtur rolin kyç," tha studiuesja.
Për të ardhmen e marrëdhënieve kino-evorpiane, Jin Lin është e mendimit se është formuar një simbiozë ekonomike ndërmjet Kinës e Evropës, ndërsa shkëmbimet njerëzore janë të larmishme. Zhvillimi i marrëdhënieve midis dy palëve duhet të ndjekë logjikën e vet, duke u nisur nga interesat e të dy palëve dhe duke marrë parasysh kontekstin e përgjithshëm global të paqes dhe zhvillimit. Vetëm kështu marrëdhëniet kino-evropiane do të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme dhe do të japin më shumë kontribut për paqen dhe lulëzimin e botës, vuri në dukje drejtorja e Departamentit të Kërkimeve për Evropën pranë Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Kinës. (Wang Lei/ Artan)