Samiti i Wuzhen në kuadër të Konferencës Botërore të Internetit 2024/Foto nga VCG
Më 20 nëntor, Presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një videomesazh për të përshëndetur hapjen e Samitit të Wuzhen në kuadër të Konferencës Botërore të Internetit 2024.
Ai theksoi se një raund i ri i revolucionit tekniko-shkencor dhe transformimit industrial po zhvillohet me shpejtësi. Në të po lulëzojnë teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale dhe të tjera, të cilat kanë ngritur ndjeshëm aftësinë e njerëzimit për të kuptuar dhe ndryshuar botën. Por njëkohësisht këto sjellin edhe një sërë rreziqesh dhe sfidash të paparashikueshme.
Sipas tij, risitë duhet të konsiderohen si forca të para nxitëse, siguria si vijë fundore dhe gjithëpërfshirja si synim i vlerës, për të përshpejtuar promovimin e zhvillimit inovativ, të sigurt dhe gjithëpërfshirës, me qëllimin për të përqafuar një të ardhme më të ndritur digjitale.
Samiti i Wuzhen në kuadër të Konferencës Botërore të Internetit 2024/Foto nga VCG
Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera, për të ndjekur prirjen historike të zhvillimit të revolucionit të informacionit, duke ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike, në mënyrë që interneti t’u shërbejë sa më mirë njerëzimit dhe botës.
Samiti Wuzhen në kuadër të Konferencës Botërore të Internetit 2024, u hap të mërkurën në provincën Zhejiang të Kinës Lindore. Samiti organizohet nga Konferenca Botërore e Internetit dhe qeveria provinciale vendore.