Foto nga VCG
Sipas raportit vjetor të publikuar të mërkurën nga Federata Ndërkombëtare e Robotëve (IFR), Kina e ka kaluar Gjermaninë në përdorimin e robotëve industrialë.
Densiteti i robotëve është një tregues i rëndësishëm ndërkombëtar për krahasimin e automatizimit të industrisë prodhuese. Sipas IFR-së, Koreja e Jugut është lidere botërore në këtë fushë, me 1 012 robotë për 10 000 punëtorë, me një rritje 5 % që nga viti 2018, tha IFR-ja.
Singapori zë vendin e dytë, pastaj është Kina me 470 robotë për 10 000 punëtorë, mbi dy herë më shumë në krahasim me vitin 2019.
Në Gjermani ka 429 robotë për 10 000 punëtorë, me në rritje vjetore prej 5 % që nga viti 2018, sipas të dhënave të IFR-së.
“Kina ka investuar shumë në teknologjinë e automatizimit dhe u rendit në vendin e tretë për densitetin e robotëve në vitin 2023, vetëm pas Koresë së Jugut dhe Singaporit dhe përpara Gjermanisë e Japonisë,” tha presidenti i IFR-së Takayuki Ito. (Fani)