Foto nga VCG
Në portet tokësore dhe në qendrat e logjistikës në qytete të tilla kineze si Chengdu, Chongqing, Wuhan dhe Ganzhou, kontejnerët e trenave të mallrave Kinë-Evropë mund të dallohen lehtësisht mes vëllimit të madh të kontejnerëve.
Këto qytete, të vendosura thellë në rajonet e brendshme të Kinës, janë bërë nyje kritike brenda rrjetit të gjerë të trenave të mallrave Kinë-Evropë, i cili tani lidh 227 qytete në 25 vende evropiane dhe mbi 100 qytete në 11 vende aziatike, duke krijuar një lidhje të pandërprerë tregtare midis Azisë dhe Evropë.
Nisja e trenit të njëqindmijtë të mallrave Kinë-Evropë javën e kaluar nga Chongqing i Kinës Jugperëndimore shënon një arritje të rëndësishme në zhvillimin e këtij korridori tregtar. Kjo tregon rëndësinë e këtij shërbimi në përshpejtimin e hapjes së nivelit të lartë të rajoneve të brendshme të Kinës dhe transformimin e zonave dikur të largëta në qendra dinamike të tregtisë ndërkombëtare. (Çang Çuo)