Kryetari i bashkisë së Rio-de-Zhanejros takohet me drejtuesit e CMG-së
2024-11-20 00:54:43

Të mërkurën, kryetari i bashkisë së Rio-de-Zhanejros të Brazilit, Eduardo Paes, u takua me drejtorin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong. Të dyja palët zhvilluan shkëmbime të thella mendimesh për thellimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë ndërmjet Kinës e Brazilit dhe për promovimin e miqësisë mes dy vendeve.

Shen Haixiong tha se Rio-de-Zhanejro është një qytet romantik, pasionant dhe kreativ. Vitet e fundit, CMG-ja ka arritur rezultate të frytshme në bashkëpunimin me mediat kryesore braziliane dhe institucionet kinematografike e televizive në raportimin e lajmeve, prodhimin e filmave e të programeve televizive dhe aplikimet e teknologjisë së re.

Paes shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e CMG-së në promovimin e miqësisë Brazil-Kinë. Ai tha se bashkia e Rio-de-Zhanejros është e gatshme të kryejë bashkëpunim të thelluar me CMG-në në fushat e prodhimit të filmave e të programeve televizive, shkëmbimeve kulturore etj.

Gjatë bisedimeve, kryebashkiaku i dorëzoi z. Shen "Çelësin e qytetit" të Rio-de- Zhanejros, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin e këtij qyteti dhe të banorëve të tij për CMG-në. (Çang Çuo)