CMG-ja nis emisionin për shkëmbimet kino-franceze në kulinari
2024-04-30 20:58:52

Në prag të vizitës shtetërore të presidentit Xi Jinping në Francë, Grupi Mediatik i Kinës (CMG), bashkë me ambasadën e Francës në Kinë, nisën të martën emisionin me titull "Kulmi i gastronomisë, konkurrenca midis kuzhinierëve më të mirë kinezë e francezë", që ka në qendër shkëmbimet kino-franceze në fushën e kulturës ushqimore.

foto nga CMG

foto nga CMG

Në ceremoninë e nisjes, kuzhinierja kineze Qin Zhuonan, trashëgimtarja e mjeshtrisë tradicionale të kuzhinës së Shangait, dhe kuzhinieri francez Christophe Riou, kryekuzhinier administrativ i Hotelit "Mandarinoriental", shprehën admirimin dhe pasionin e tyre për gastronominë kineze dhe atë franceze.

Emisioni "Kulmi i gastronomisë, konkurrenca midis kuzhinierëve më të mirë kinezë e francezë" do të ketë 10 pjesë nga 60 minuta secila. 20 kuzhinierë prestigjiozë kinezë dhe francezë do të  zhvillojnë një konkurrim të nivelit të lartë, ndërsa juria e përbërë nga titullarë diplomatikë e njerëz të kulturës do të shijojë e vlerësojë bashkërisht gatimet. Gjellët që do të fitojnë në konkurrim do të përfshihen në Menunë e Kuzhinierëve më të Mirë Kinezë e Francezë.

Emisioni do të transmetohet në korrik në kanalet e CMG-së dhe në mediat franceze. (Wang Lei/ Artan)