Ministria e Jashtme: Kina e kundërshton me vendosmëri trumbetimin e “mbikapacitetit” si spekulim pa bazë
2024-04-24 21:40:19

Kina e kundërshton me vendosmëri trumbetimin e të ashtuquajturit "mbikapacitet" nga disa vende perëndimore si spekulim plotësisht të pabazë, u shpreh të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin. Ai theksoi se botës nuk i duhet ulja e prodhimit nga Kina, por më tepër para e produkte për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë dhe për të çrrënjosur varfërinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin(Foto:VCG)

Wang i tha këto në një konferencë të rregullt shtypi, duke komentuar mbi komunikatën e ministrave të Jashtëm të G7-s, që theksoi shqetësimet lidhur me "politikat dhe praktikat jotregtare" të Kinës që shpien në "mbikapacitet dëmtues", si edhe komentet nga pala amerikane se sekretari i Shtetit Anthony Blinken do të shprehë shqetësimet e tij ndaj palës kineze lidhur me këtë çështje gjatë vizitës së tij në Kinë.

Kapaciteti industrial i Kinës në sektorin e energjisë së re është një kapacitet i përparuar e jo i tepërt dhe është urgjentisht i nevojshëm për të nxitur zhvillimin e gjelbër, tha Wang. Sipas tij, problemi kryesor në të gjithë botën nuk është "mbikapacitet", por mangësitë serioze në sektorin e energjisë së re.

Teknologjia dhe produktet e gjelbra të Kinës, veçanërisht zhvillimi i industrisë së energjisë së re, do të japë një kontribut të rëndësishëm në transformimin e gjelbër dhe me karbon të ulët global, pasi trajtojnë nevojat e ekonomive globale për të lehtësuar krizën energjetike dhe për të përballur ndryshimet klimatike, vuri në dukje ai.

Foto:VCG

Një dyqan i shitjes së makinës elektrike kineze, BYD në Berlin, Gjermani(Foto:VCG)

Foto:VCG

Makina BYD në një ekspozitë të automjeteve në Zurich, Zvicër, shkurt 2024(Foto:VCG)

Për të arritur asnjanësimin e karbonit, shitjet globale të makinave me energji të re duhen të arrijnë rreth 45 milionë deri më 2030, që është 4.5 herë më shumë se shifrat e vitit 2022. Kërkesa për produkte fotovoltaike duhet të rritet ndjeshëm, tha Wang, duke përmendur të dhënat nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Sipas tij, zhvillimi i shpejtë i industrisë së energjisë së re të Kinës është në përputhje me ligjet ekonomike dhe parimet e tregut dhe jo rezultat i subvencioneve. Produktet e energjisë të re të Kinës kanë konkurrueshmëri të fortë, të mbështetur në faktorë të tillë si krijimi i hershëm i industrive përkatëse, përparimi i teknologjive kryesore nëpërmjet kërkimeve dhe zhvillimit afatgjatë, tregut në shkallë të madhe së bashku me epërsi të tjera.

Etiketimi i industrisë së energjisë së re kineze se vuan nga "mbikapaciteti" është një shenjë proteksionizmi, tha zëdhënësi i diplomacisë kineze, duke shtuar se norma e përdorimit të kapacitetit të eksportuesve kinezë kryesorë të makinave është në një nivel normal për automjetet elektrike gjë që është e njohur ndërkombëtarisht, sipas analizës së “Bloomberg”-ut.

Përqindja e eksporteve kineze të automjeteve elektrike në prodhimin e saj të përgjithshëm është shumë më e ulët se ajo e vendeve kryesore prodhuese të makinave, të tilla si Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut. Çmimet e eksporteve janë në përputhje me ligjet e tregut, kështu që nuk ka problem dumpingu, theksoi ai.

Foto:VCG

Ekspozitë e automjeteve në Zurich, Zvicër, shkurt 2024(Foto:VCG)

Fjalët për të ashtuquajturin "mbikapacitet" i Kinës janë thjesht një justifikim për proteksionizmin dhe kufizimi i eksporteve nga ana e Kinës të produkteve të energjisë së re, të tilla si automjetet elektrike, do të çojë në një situatë ku të gjithë janë të humbur, tha Wang, duke u kërkuar vendeve përkatëse t’u ofrojnë ndërmarrjeve kineze një mjedis të drejtë, transparent, të hapur dhe jodiskriminues biznesi.