Ankesat për “mbikapacitetin” e Kinës janë hipokrite dhe dritëshkurtra
2024-04-24 20:55:24

Kohët e fundit, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të trumbetojnë të ashtuquajturin "mbikapacitet" të Kinës në prodhimin e automjeteve elektrike dhe paneleve fotovoltaike, duke thënë se kjo përbën një kërcënim për tregun global.

Lidhur me këtë, në një koment të publikuar më 23 prill në gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” vihet në dukje se ankesat perëndimore për "mbikapacitetin" e Kinës janë hipokrite dhe dritëshkurtra.

Foto: Një makinë elektrike e kompanisë kineze BYD në “Motor Show të Gjenevës” në Palexpo, 26 shkurt 2024, Zvicër. /Foto:VCG

Sipas artikullit, shumë prodhues evropianë të automjeteve nuk e kanë marrë mjaft seriozisht kalimin e ardhshëm drejt makinave elektrike, ndërsa i bëjnë thirrje Komisionit të BE-së të kufizojë importet e makinave elektrike kineze. Në vend që të paralajmërojnë për "kërcënimin kinez", vendet e industrializuara perëndimore duhet të përballen më mirë me konkurrencën, të përfitojnë nga produktet e mira e të lira dhe të nxisnin hyrjen e barabartë në treg në këmbim të më shumë produkteve kineze me energji të gjelbër në tregun evropian, sugjerohet në artikull.(Zhang Yan/Artan)