Zyrtari i të drejtave të njeriut të KiE-së dënon projektligjin e Britanisë për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë
2024-04-24 16:23:05

foto nga CFP

foto nga CFP

Zyrtari i të drejtave të njeriut i Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, ka dënuar projektligjin e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, njofton panorama.al.

Sipas tij ai ngre çështje të mëdha në lidhje me të drejtat e azilkërkuesve dhe sundimin e ligjit.

Michael O’Flaherty, tha se ligji  ishte një shqetësim i madh dhe nuk duhet të përdoret për të hequr azilkërkuesit ose për të shkelur gjyqtarët.

Marrëveshja do të kushtojë 1.8 milion £ për secilin nga 300 të dëbuarit e parë, ka konfirmuar Zyra Kombëtare e Auditimit.  Home Office ka një listë prej 350 azilkërkuesish që mendohet se paraqesin rrezikun më të vogël për paraqitjen e sfidave të suksesshme ligjore.(Fatosi)