2023, shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord
2024-04-23 14:51:00

Shpenzimet ushtarake (Foto Panorama.al)

Shpenzimet ushtarake globale arritën një rekord të ri në vitin 2023 për të nëntin vit radhazi, shkruan panorama.al.

Sipas një raporti, të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes me qendër në Stokholm, SIPRI, shpenzimet ushtarake në terma realë, pa inflacionin, u rritën me 6.8% në vitin 2023, duke arritur në 2.44 trilionë dollarë, kundrejt 2.24 trilionë në vitin 2022, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo është rritja më e madhe vjetore që nga viti 2009, nënvizon Instituti. (Fatosi)