Hamasi dënon ndihmën e re ushtarake amerikane për Izraelin: Po shkelen ligjet ndërkombëtare
2024-04-23 16:18:11

foto nga CFP

foto nga CFP

Hamasi ka dënuar miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të një pakete ndihme të huaj prej më shumë se 26 miliardë dollarësh për Izraelin, duke e quajtur atë një shkelje të "të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe normave humanitare", njofton RTSH.

Grupi militant palestinez e sheh financimin si konfirmim të bashkëpunimit të SHBA-së ku fushata izraelite “ka marrë jetën e dhjetëra mijëra martirëve të pafajshëm, përveç shkatërrimit sistematik të qyteteve dhe lagjeve të banuara dhe të gjitha objekteve civile dhe infrastrukturës në Rripin e Gazës”, vlerësohet në një deklaratë të dielën.

Sipas Hamasit, administrata amerikane dhe presidenti Joe Biden, duhet të mbajnë përgjegjësi personale, politike, ligjore dhe morale, për ato që i konsideroi si krime lufte në Gazë.

“Projektligji siguron dritën jeshile për Izraelin që të vazhdojë agresionin brutal”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA miratoi Aktin e Ndarjeve Suplementare të Sigurisë të Izraelit të shtunën me një votim 366-58.