Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe disa vite të tjera
2024-04-22 16:56:13

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kancelari gjerman, Olaf Scholz beson se lufta në Ukrainë mund të zvarritet edhe për disa vite të tjera, shkruan ATSH.

“Askush nuk mund të thotë se sa mund të mos zgjasë kjo luftë, pesë vjet, për shembull”, tha  Scholz në qytetin lindor të Chemnitz.

Ai mbrojti mbështetjen ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën.

“Përveç kësaj, duhet të kultivohet diplomacia”, shtoi ai.

“Megjithatë, që nga fillimi i luftës, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka treguar asnjë shenjë lëvizjeje”, tha ai. “Paqja e diktuar është e papranueshme”, theksoi Scholz.

Scholz theksoi se ishte në marrëveshje me udhëheqjen kineze për organizimin e konferencës së paqes në Zvicër për të diskutuar luftën.

“Përpjekjet diplomatike janë të domosdoshme në këtë proces të mundimshëm dhe jam mirënjohës që Gjermania, dhe unë personalisht, ishim gjithashtu në gjendje të jepnim një kontribut”, tha Scholz.(Fatosi)