Fjalimi i plotë i presidentit Xi Jinping në Samitin e 16-të të BRICS
2024-10-23 21:49:08

Më 23 tetor, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Samitin e 16-të të BRICS-it në Kazan të Rusisë dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Në vijim është fjalimi i plotë:


Ngjitu lart dhe shiko larg, nëpër re dhe mjegull!

Nxitja e zhvillimit me cilësi të lartë të bashkëpunimeve të BRICS-it të Madh"

I nderuar President Vladimir Putin!

Të nderuar kolegë!

Dëshiroj të shpreh urimet për organizimin e suksesshëm të Samitit dhe të falenderoj Presidentin Putin dhe Rusinë për mikpritjen e ngrohtë dhe të shkëlqyer.

Gjithashtu dua të shfrytëzoj këtë rast për t’i uruar sërish mirëseardhjen vendeve të reja anëtare në familjen e BRICS, si pjesëmarrëse në të. 

Zgjerimi i vendeve anëtare është një moment i rëndësishëm në historinë e zhvillimit të BRICS. Është gjithashtu edhe një ngjarje historike e ndryshimit të strukturës ndërkombëtare. Në këtë samit, do të ftojmë sërish disa vende të tjera të bëhen partnerë të BRICS. Ky është një tjetër zhvillim i rëndësishëm në procesin e fuqizimit të BRICS.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një fjalë e urtë kineze thotë: "Një zotëri bën gjëra për të mirën e atyre që janë në harmoni me drejtësinë" Vendet e BRICS bashkohen në bazë të ndjekjes së përbashkët dhe në përputhje me prirjen e përgjithshme të paqes dhe zhvillimit botëror. Ne duhet ta shfrytëzojmë më së miri këtë samit për të ruajtur prirjen e zhvillimit të BRICS, për të planifikuar problemet e gjithanshme të drejtimit strategjik. Duhet të punojmë së bashku me një zemër dhe një mendje. Duhet të ecim përpara me guxim dhe të promovojmë vendet kolektive të BRICS, për të nisur një udhëtim tjetër.

Në kohën aktuale, bota hyri në periudhën e re me turbullira dhe ndryshime duke u përballur me zgjedhje kyçe.

A duhet ta lejojmë botën të vazhdojë të mbetet e trazuar, apo duhet ta shtyjmë atë drejt rrugës së duhur të zhvillimit paqësor?

Më vjen ndërmend libri i shkrimtarit rus Chernyshevsky "Çfarë duhet bërë?". Vullneti i fortë dhe pasioni për luftën i protagonistit në libër, është pikërisht forca shpirtërore që na nevojiten tani. Sa më e madhe të jetë stuhia e kohës, aq më shumë duhet të ngrihemi me guxim në ballë dhe me këmbëngulje. Guxim për të qenë i pari dhe strategji për të njohur ndryshimet. Ne do ta shndërrojmë BRICS në një kanal kryesor për promovimin e bashkimit dhe bashkëpunimit në "Jugun Global" si edhe një forcë pioniere për promovimin e ndryshimeve në qeverisjen globale.

Duhet të ndërtojmë një "BRIC të Paqes" dhe të jemi mbrojtësit e sigurisë së përbashkët.

Njerëzimi është një bashkësi e pandashme e sigurisë. Vetëm duke praktikuar një koncept të sigurisë të përbashkët, gjithëpërfshirës, bashkëpunues dhe të qëndrueshëm, mund të gjejmë një rrugë drejt sigurisë universale. Kriza në Ukrainë vazhdon të zvarritet, Kina dhe Brazili, së bashku me vendet përkatëse të "Jugut Global", krijuan grupin "Miqtë e Paqes" për krizën në Ukrainë, duke synuar mbledhjen e sa më shumë zërave të paqes.

Ne duhet t'u përmbahemi tre parimeve; "Mospërhapja e fushës së betejës, mospërshkallëzimi i luftës dhe mosintensifikimi nga të gjitha palët, duke promovuar depërshkallëzimin e situatës sa më shpejt të jetë e mundur.

Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet. Në Liban kanë rifilluar luftimet. Konfliktet mes palëve përkatëse po përshkallëzohen më tej. Duhet të promovojmë një armëpushim të hershëm, të ndalojmë vrasjet, të bëjmë përpjekje të pandërprera për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes palestineze.

Duhet të ndërtohet një “BRICS inovativ” për t’u bërë pionierë të zhvillimit me cilësi të lartë. Revolucioni i ri teknologjik dhe transformimi industrial po zhvillohen me shpejtësi. Duhet të kultivohen forca të reja prodhuese duke ndjekjur ritmin e epokës.

Kina ka themeluar së fundmi Qendrën e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Inteligjencës Artificiale Kinë-Vendet BRICS. Ajo është e gatshme të thellojë bashkëpunimin inovativ me të gjitha palët, duke çliruar energjinë e inteligjencës artificiale.

Kina do të krijojë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkimit të Burimeve të Deteve të Thella për vendet e BRICS, Qendrën e Bashkëpunimit Kinez me zonat Speciale Ekonomike të BRICS, Qendrën Kineze të Kapaciteteve Industriale të vendeve të BRICS dhe Rrjetin e Bashkëpunimit Ekologjik të Industrisë Digjitale të vendeve të BRICS.

Kina mirëpret pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve për të nxitur përmirësimin e bashkëpunimit të BRICS.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Do të ndërtohet një “BRICS i gjelbër”, për t’u bërë praktikues i zhvillimit të qëndrueshëm. Ngjyra e gjelbër është ngjyra e sfondit të kësaj epoke ndaj vendet e BRICS duhet të integrohen në mënyrë aktive në rrjedhën globale të tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër dhe me karbon të ulët. Prodhimet cilësore të Kinës, si makinat elektrike, bateritë e litiumit dhe produktet fotovoltaike, kanë kontribuar në mënyrë të rëndësishme për zhvillimin e gjelbër të botës. Kina është e gatshme të shfrytëzojë avantazhet e saj për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet e BRICS-it në industritë e gjelbra, energjinë e pastër dhe mineralet e gjelbra, duke promovuar një zhvillim “të gjelbër” të të gjithë zinxhirit industrial.

Duhet të ndërtohet një BRICS i drejtë dhe i barabartë duke u bërë udhëheqës në reformimin e sistemit të qeverisjes globale. Ndërsa balanca e fuqive ndërkombëtare po evoluon në mënyrë të thellë, reformat në sistemin e qeverisjes global kanë mbetur pas. Duhet të zbatohet multilateralizmi i vërtetë, t’i përmbahemi parimit të konsultimit të përbashkët, ndërtimit të përbashkët dhe ndarjes së përbashkët në qeverisjen globale. Të nxiten reformat e qeverisjes globale me drejtësi, hapje dhe gjithëpërfshirje si parime udhëheqëse. Duhet të respektohet rritja e fuqisë së "Jugut Global" dhe të përgjigjet pozitivisht ndaj kërkesave të vendeve për t'u bashkuar me mekanizmin e bashkëpunimit të BRICS, duke avancuar procesin e zgjerimit dhe vendosjes së vendeve partnere, për të rritur përfaqësimin dhe zërin e vendeve në zhvillim në qeverisjen globale.

Aktualisht, kërkesa për reformën e strukturës financiare ndërkombëtare është bërë më e dukshme. Vendet e BRICS duhet të marrin një rol udhëheqës, të thellojnë bashkëpunimin financiar, të forcojnë ndërveprimin e infrastrukturës financiare, të garantojnë sigurinë financiare të nivelit të lartë, të zhvillojnë më tej Bankën e Re të Zhvillimit, si dhe të nxisin sistemin financiar ndërkombëtar që të reflektojë më mirë ndryshimet e ekonomisë globale.

Duhet të ndërtohet një "BRICS kulturor", duke u bërë avokatë të bashkëjetesës harmonike midis qytetërimeve të ndryshme. Vendet e BRICS përmbajnë histori të thella dhe kultura të ndritshme. Duhet të promovohet bashkëjetesa midis qytetërimeve të ndryshme, të forcohet shkëmbimi i përvojave të qeverisjes dhe të menaxhimit dhe të zbulohet potenciali i bashkëpunimit në fusha si arsimi, sporti dhe arti, në mënyrë që qytetërimet të ndriçojnë njëra-tjetrën.

Vitin e kaluar, u prezantua iniciativa për bashkëpunimin e arsimit digjital midis vendeve të BRICS, e cila tashmë është zbatuar. Pala kineze do të zbatojë një plan për forcimin e aftësive të arsimit digjital në vendet e BRICS duke krijuar 10 qendra mësimore jashtë vendit brenda pesë viteve të ardhshme dhe duke ofruar trajnime për 1000 menaxherë dhe studentë, duke thelluar shkëmbimet kulturore të BRICS.

Të nderuar kolegë!

Pala kineze është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e BRICS për të hapur një epokë të re të zhvillimit me cilësi të lartë të "Bashkëpunimit të Gjerë të BRICS", duke punuar së bashku me më shumë vende të "Jugut Global" për të nxitur ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët të njerëzimit!

Faleminderit të gjithëve!