Mëngjesin e së enjtes, sipas orës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Dialogun e Liderëve të "BRICS+" në Qendrën e Ekspozitave të Kazanit në Rusi, ku mbajti një fjalim të rëndësishëm me temë "Bashkimi i Forcave të Fuqishme të Jugut Global - Ndërtimi i bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit".
Foto nga Xinhua
Xi vuri në dukje se ringritja kolektive e Jugut Global është një simbol i qartë i ndryshimeve të mëdha botërore. Modernizimi i këtyre vendeve është është një ngjarje e madhe në historinë botërore. Gjithashtu një akt i pashembullt në procesin e qytetërimeve njerëzore. Megjithatë, paqja dhe zhvillimi botëror vazhdojnë të përballen me sfida serioze, ndaj rruga e ringritjes së Jugut Global nuk do të jetë e lehtë. Si vija e parë e Jugut Global, duhet të tregojmë mençuri dhe forcë kolektive, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Duhet të ruhet paqja dhe të realizohet siguria e përbashkët. Ne duhet të jemi një forcë e qëndrueshme për ruajtjen e paqes dhe të forcojmë qeverisjen globale të sigurisë, duke eksploruar zgjidhje gjithëpërfshirëse për çështje të mëdha. “Kam propozuar Nismën Globale të Sigurisë, e cila ka marrë mbështetje të gjerë nga palët e ndryshme dhe tashmë ka dhënë rezultate të rëndësishme në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe në fusha të tjera. Duhet të shtyjmë për uljen e tensioneve në krizën e Ukrainës dhe të hapim rrugën për një zgjidhje politike. Duhet të vazhdojmë të nxisim armëpushimin e plotë në Rajonin e Gazës, të rifillojmë "Zgjidhje me dy shtete" dhe të parandalojmë përhapjen e konfliktit në Liban.
Duhet të rigjallërohet zhvillimi, për të arritur një begati të përgjithshme. Duhet të bëhemi forca kryesore për zhvillimin e përbashkët, të marrim pjesë dhe të udhëheqim reformat e sistemit global të qeverisjes ekonomike. Gjithashtu duhet të promovojmë vendosjen e zhvillimit në qendër të axhendës tregtare dhe ekonomike ndërkombëtare. Përgjatë tre viteve, që nga prezantimi i Nismës Globale të Zhvillimit, janë aktivizuar gati 20 miliardë dollarë fonde zhvillimi dhe janë zbatuar mbi 1.100 projekte. Së fundmi, Qendra Globale e Ekselencës për Inteligjencën Artificiale në Industri dhe Prodhim është vendosur në Shanghai. Kina do të krijojë gjithashtu platformën online të bashkëpunimit global për "Doganat e Zgjuara" dhe Qendrën Demonstruese të Doganave për Vendet e BRICS-it, duke mirëpritur pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme.
Duhet të promovohet zhvillimi i qytetërimeve dhe të arrihet një harmoni e larmishme. Duhet të jemi një forcë promovuese për dialogun dhe shkëmbimin ndërmjet qytetërimeve, duke mbështetur njëri tjetrin për ndjekjen e rrugëve të modernizmit, në përputhje me kushtet përkatëse. Kina do të nisë Aleancën e Bashkëpunimit të Think-tankeve të Jugut Global, duke nxitur shkëmbimet njerëzore dhe mësimin reciprok midis vendeve në lidhje me qeverisjen.
Xi Jinping theksoi se Plenumi i Tretë i Komitetit të 20–të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ka bërë një planifikim sistematik për të thelluar më tej reformat dhe për të avancuar modernizimin e stilit kinez, duke ofruar më shumë mundësi për botën. Panvarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, Kina gjithmonë i kushton vëmendje të madhe vendeve të Jugut Global. Ajo mbështet dhe inkurajon më shumë vende të Jugut Global të bashkohen me mekanizmin e BRICS, duke bashkuar forcat e fuqishme të Jugut Global, për të kontribuar në ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.
Foto nga Xinhua
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kryesoi këtë dialogu, ku morën pjesë presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, presidenti iranian Seyed Ebrahim Raisi, presidenti i Afrikës së Jugut Matamela Cyril Ramaphosa, dhe përfaqësues nga Brazili, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Etiopia, si dhe 25 udhëheqës ose përfaqësues të vendeve të ftuara. Gjithashtu, në dialogun morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, presidentja e Bankës së Re të Zhvillimit Dilma Rousseff dhe 6 drejtues të organizatave ndërkombëtare.
Në mbrëmjen e së mërkurës, Xi mori pjesë në darkën e mirëseardhjes të organizuar nga presidenti rus për udhëheqësit e BRICS-it dhe vendet e ftuara.