Zëdhënësi: Kina do të përmirësojë më tej politikën e heqjes së vizave
2024-10-22 21:52:40

Kina u zotua të martën se për përpjekje të mëtejshme për të optimizuar heqjen e vizave dhe politika e masa të tjera, për ta bërë më të përshtatshme për të huajt që të bëjnë vizita dhe të qëndrojnë në Kinë. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian i tha këto në një konferencë të përditshme shtypi, në përgjigje të një pyetjeje rreth komenteve të fundit të medias së huaj se një varg politikash të heqjes së vizave dhe masash të tjera lehtësuese në pagesat digjitale, strukturat dygjuhëshe dhe sistemet e transportit të shpejtë e kanë bërë udhëtimin në Kinë më të përshtatshëm.

 "Ne jemi të lumtur që shohim një bum udhëtimesh," tha Lin. Ai vuri në dukje se, sipas statistikave të fundit, në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i udhëtarëvet të huaj në Kinë arriti në 8.186 milionë, me një rritje prej 48.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Midis tyre, 4.885 milionë hynë në Kinë nëpërmjet politikës së heqjes së vizave, me një rritje 78.6 %.

Për sa i përket zbatimit të një vargu masash lehtësuese, Lin vuri në dukje se koha e pritjes së udhëtarëve të huaj për kontroll dhe inspektim në hyrje është shkurtuar më tej dhe ata mund të përdorin drejtpërdrejt kartat e tyre të huaja bankare për të udhëtuar në metro. Për të huajt, udhëtimi, jeta dhe puna në Kinë janë bërë më të këndshme. 

"Dera e Kinës është gjithmonë e hapur për t'ju mirëpritur të gjithëve," u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze.