Kina lëshon grupin e ri satelitor të gjurmimit në largësi
2024-10-23 17:16:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina dërgoi të mërkurën në hapësirë një grup të ri satelitësh të gjurmimit në largësi me një raketë mbartëse "Marshimi i Madh-2C". 

Satelitët e tipit "Yaogan-43 03"  u nisën në orën 9:09 të mëngjesit nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën jugperëndimore të Sichuan-it dhe hynë në orbitën e paracaktuar. 

Ata do të përdoren kryesisht për testimin e teknologjive të reja për yjësitë në orbitë të ulët.

Ky është misioni i 542-të i fluturimit të raketave "Marshimi i Madh".