Xi i dërgon një mesazh urimi Luong Cuongut, Presidentit të ri të Vietnamit
2024-10-22 22:01:27

foto nga VCG

Luong Cuong u betua si President i Vietnamit / foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh urimi Luong Cuongut për marrjen e detyrës si President i Vietnamit.

Në mesazhin e tij Xi tha se vitet e fundit ka mbajtur një komunikim të ngushtë strategjik me udhëheqësit vietnamezë dhe ka drejtuar bashkërisht marrëdhëniet Kinë-Vietnam në një epokë të re të ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta me rëndësi strategjike.

Duke folur për vizitën në Kinë në gusht të To Lamit, Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit (CPV) dhe njëherësh President i atëhershëm, Xi tha se ai dhe To Lam patën bisedime të thella dhe arritën një konsensus të rëndësishëm për thellimin e ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Vietnam.

Duke përmendur vizitën e fundit të Luong Cuongut në Kinë, Xi tha se ai dhe Luong shkëmbyen pikëpamje mbi përparimin e bashkëpunimit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Vietnam dhe ranë dakord të afrojnë marrëdhëniet nga një perspektivë strategjike duke luajtur rolin e flamurit për drejtimin e kursit, në mënyrë që të sigurohet përparimi i marrëdhënieve dypalëshe në rrugën e duhur.

Xi tha se të dy palët duhet të zbatojnë bashkërisht konsensusin e nivelit të lartë të dy partive dhe dy vendeve dhe të nxisin për rezultate më pragmatike në bashkëpunimin strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Vietnam, për të përparuar proceset e modernizimit të të dy vendeve.

Kina mbështet me vendosmëri Vietnamin në ndjekjen e një rruge socialiste në përputhje me kushtet e saj konkrete dhe në përgatitjen për Kongresin e 14-të Kombëtar të CPV, shtoi ai.

Xi tha se i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Vietnam dhe është i gatshëm të përpiqet me Luongun për të thelluar dhe konkretizuar ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Vietnam,  për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt.