Xi Jinping merr pjesë në Samitin e 16-të të BRICS dhe mban një fjalim të rëndësishëm
2024-10-23 22:50:02

Mëngjesin e së mërkurës, sipas kohës lokale, u mbajt në Qendrën Ekspozuese në Kazan të Rusisë Samiti i 16-të i Liderëve të BRICS-it.

Samiti u drejtua nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Në Samit morën pjesë Presidenti i Kinës, Xi Jinping, Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva (në lidhje online), Presidenti i Egjiptit, Abdul Fatah Al-Sisi, Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed Ali, Kryeministri i Indisë, Narendra Damodardas Modi, Presidenti i Iranit, Seyed Ebrahim Raisi, Presidenti i Afrikës së Jugut, Matamela Cyril Ramaphosa dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan,

Në fillim, Xi mori pjesë në bisedime në shkallë të ngushtë të samitit.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Xi Jinping i uroi mirëseardhjen anëtarëve të rinj që iu bashkuan familjes së BRICS dhe ftoi disa vende që të bëhen partnerë të BRICS.

Xi theksoi se zgjerimi është një pikë e rëndësishme në historinë e zhvillimit të BRICS-it dhe një ngjarje kyçe në evolucionin e strukturës ndërkombëtare.

BRICS u krijua mbi bazën e ndjekjeve të përbashkëta dhe i përgjigjet prirjeve globale për paqe dhe zhvillim. Aktualisht bota po përballet me ndryshime të paprecedentë, duke përfshirë përpjekje për një rend multipolar dhe kriza si "Lufta e Ftohtë e re", ndaj vendet e BRICS-it duhet të kapin mundësitë historike, të mbeten të përkushtuara ndaj parimeve të hapjes, gjithpërfshirjes dhe bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, duke u përshtatur me trendin e ngritjes së Jugut Global, duke përforcuar vlerat dhe interesat e përbashkëta për të bërë BRICS si një kanal kryesor për nxitjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit të Jugut Global, si dhe forcë kryesore për nxitjen e reformave në qeverisjen globale.

Xi theksoi se me sa më shumë trazira të përballet bota, aq më shumë duhet të ngrihet lart flamuri i paqes, zhvillimit, bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella. Ai bëri thirrje për zëra paqeje që përkrahin dialogun në vend të konfrontimit dhe partneritetin në vend të aleancave. Duhet të kërkohet një rrugë e përbashkët zhvillimi, duke promovuar një ekonomi shumëpolare gjithëpërfshirëse. Është e nevojshme të forcohen themelet e bashkëpunimit, të thellohet bashkëpunimi në fushat tradicionale si bujqësia, energjia, mineralet dhe tregtia, të zgjerohet bashkëpunimi në fusha të reja si ekonomia e gjelbër me karbon të ulët dhe inteligjenca artificiale, duke siguruar gjithashtu sigurinë e investimeve, tregtisë dhe financës.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Më pas Xi mori pjesë në mbledhjen në sferë të gjerë të Samitit të 16-të të BRICS-it, dhe paraqiti pesë sugjerime.

Duhet të ndërtojmë një "BRIC të Paqes" dhe të jemi mbrojtësit e sigurisë së përbashkët. Njerëzimi është një bashkësi e pandashme e sigurisë. Vetëm duke praktikuar një koncept të sigurisë të përbashkët, gjithëpërfshirës, bashkëpunues dhe të qëndrueshëm, mund të gjejmë një rrugë drejt sigurisë universale. Kriza në Ukrainë vazhdon të zvarritet, Kina dhe Brazili, së bashku me vendet përkatëse të "Jugut Global", krijuan grupin "Miqtë e Paqes" për krizën në Ukrainë, duke synuar mbledhjen e sa më shumë zërave të paqes.

Ne duhet t'u përmbahemi tre parimeve; "Mospërhapja e fushës së betejës, mospërshkallëzimi i luftës dhe mosintensifikimi nga të gjitha palët, duke promovuar depërshkallëzimin e situatës sa më shpejt të jetë e mundur. Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet. Në Liban kanë rifilluar luftimet. Konfliktet mes palëve përkatëse po përshkallëzohen më tej. Duhet të promovojmë një armëpushim të hershëm, të ndalojmë vrasjet, të bëjmë përpjekje të pandërprera për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes palestineze.

Duhet të ndërtohet një “BRICS inovativ” për t’u bërë pionierë të zhvillimit me cilësi të lartë. Revolucioni i ri teknologjik dhe transformimi industrial po zhvillohen me shpejtësi. Duhet të kultivohen forca të reja prodhuese duke ndjekjur ritmin e epokës.

Kina ka themeluar së fundmi Qendrën e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Inteligjencës Artificiale Kinë-Vendet BRICS. Ajo është e gatshme të thellojë bashkëpunimin inovativ me të gjitha palët, duke çliruar energjinë e inteligjencës artificiale.

Kina do të krijojë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkimit të Burimeve të Deteve të Thella për vendet e BRICS, Qendrën e Bashkëpunimit Kinez me zonat Speciale Ekonomike të BRICS, Qendrën Kineze të Kapaciteteve Industriale të vendeve të BRICS dhe Rrjetin e Bashkëpunimit Ekologjik të Industrisë Digjitale të vendeve të BRICS. Kina mirëpret pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve për të nxitur përmirësimin e bashkëpunimit të BRICS.

Do të ndërtohet një “BRICS i gjelbër”, për t’u bërë praktikues i zhvillimit të qëndrueshëm. Ngjyra e gjelbër është ngjyra e sfondit të kësaj epoke ndaj vendet e BRICS duhet të integrohen në mënyrë aktive në rrjedhën globale të tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër dhe me karbon të ulët. Prodhimet cilësore të Kinës, si makinat elektrike, bateritë e litiumit dhe produktet fotovoltaike, kanë kontribuar në mënyrë të rëndësishme për zhvillimin e gjelbër të botës. Kina është e gatshme të shfrytëzojë avantazhet e saj për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet e BRICS-it në industritë e gjelbra, energjinë e pastër dhe mineralet e gjelbra, duke promovuar një zhvillim “të gjelbër” të të gjithë zinxhirit industrial.

Duhet të ndërtohet një BRICS i drejtë dhe i barabartë duke u bërë udhëheqës në reformimin e sistemit të qeverisjes globale. Ndërsa balanca e fuqive ndërkombëtare po evoluon në mënyrë të thellë, reformat në sistemin e qeverisjes global kanë mbetur pas. Duhet të zbatohet multilateralizmi i vërtetë, t’i përmbahemi parimit të konsultimit të përbashkët, ndërtimit të përbashkët dhe ndarjes së përbashkët në qeverisjen globale. Të nxiten reformat e qeverisjes globale me drejtësi, hapje dhe gjithëpërfshirje si parime udhëheqëse. Duhet të respektohet rritja e fuqisë së "Jugut Global" dhe të përgjigjet pozitivisht ndaj kërkesave të vendeve për t'u bashkuar me mekanizmin e bashkëpunimit të BRICS, duke avancuar procesin e zgjerimit dhe vendosjes së vendeve partnere, për të rritur përfaqësimin dhe zërin e vendeve në zhvillim në qeverisjen globale.

Aktualisht, kërkesa për reformën e strukturës financiare ndërkombëtare është bërë më e dukshme. Vendet e BRICS duhet të marrin një rol udhëheqës, të thellojnë bashkëpunimin financiar, të forcojnë ndërveprimin e infrastrukturës financiare, të garantojnë sigurinë financiare të nivelit të lartë, të zhvillojnë më tej Bankën e Re të Zhvillimit, si dhe të nxisin sistemin financiar ndërkombëtar që të reflektojë më mirë ndryshimet e ekonomisë globale.

Duhet të ndërtohet një "BRICS kulturor", duke u bërë avokatë të bashkëjetesës harmonike midis qytetërimeve të ndryshme. Vendet e BRICS përmbajnë histori të thella dhe kultura të ndritshme. Duhet të promovohet bashkëjetesa midis qytetërimeve të ndryshme, të forcohet shkëmbimi i përvojave të qeverisjes dhe të menaxhimit dhe të zbulohet potenciali i bashkëpunimit në fusha si arsimi, sporti dhe arti, në mënyrë që qytetërimet të ndriçojnë njëra-tjetrën.

Xi Jinping theksoi se bota ka hyrë në një periudhë të re trazirash dhe transformimesh, ndaj tani po përballet me një vendim kyç: nëse do të lejojmë botën të mbetet e paqëndrueshme apo ta drejtojmë atë përsëri drejt rrugës së paqes dhe zhvillimit. Ai tha se “sa më të mëdha të jenë sfidat e kohës, aq më shumë duhet të qëndrojmë në ballë, duke demonstruar vendosmëri të palëkundur, guxim për të qenë pionierë dhe mençuri për t'u përshtatur me ndryshimet. Së bashku, ne duhet të shkruajmë një kapitull të ri për bashkëpunimin e cilësisë së lartë të ‘BRICS-it’.”

Në fund, Xi theksoi se Kina është e gatshme të punojë me vendet e BRICS-it për të hapur një epokë të re të zhvillimit me cilësi të lartë të "Bashkëpunimit të Gjerë të BRICS", dhe për të nxitur ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Udhëheqësit e pranishëm shkëmbyen pikëpamje mbi bashkëpunimin e BRICS-it dhe çështjet kryesore ndërkombëtare me interes të përbashkët, rreth temës "Forcimi i multilateralizmit dhe promovimi i zhvillimit dhe sigurisë së drejtë globale".

Udhëheqësit vlerësuan lartë zhvillimin e mekanizmit të bashkëpunimit të BRICS-it dhe rolin e tij të rëndësishëm përballë sfidave globale, duke theksuar se vendet e BRICS-it kanë një popullsi të madhe, burime të pasura dhe potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi.

Me ndikimin e tyre gjithnjë dhe më të madh, BRICS-i po bëhet një shembull i mirë i multilateralizmit. Vendet e BRICS-it duhet të mbajnë frymën e bashkëpunimit të BRICS-it, të forcojnë bashkimin dhe bashkëpunimin, të thellojnë partneritetin strategjik të "BRICS-it të Madh", dhe të forcojnë bashkëpunimin përmes "të tri shtyllave": siguria politike, ekonomia dhe financat tregtare, dhe shkëmbimet kulturore.

Vendet e BRICS-it duhet të promovojnë një botë multipolare të barabartë dhe të rregullt, një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm global. Vendet duhet të rrisin më tej zërin dhe përfaqësimin e Jugut Global në çështjet ndërkombëtare, duke kontribuar në krijimin e një rendi ndërkombëtar më të drejtë. Vendet duhet të mbrojnë fort multilateralizmin, të ruajnë rolin qendror të OKB-së në sistemin ndërkombëtar dhe të mbështesin rolin e OKB-së në qeverisjen globale si inteligjenca artificiale.

Udhëheqësit janë të përkushtuar për të zgjidhur konfliktet përmes dialogut dhe konsultimeve, duke mbështetur çdo përpjekje për zgjidhjen paqësore të krizave dhe duke respektuar shqetësimet legjitime të sigurisë së çdo vendi. Ata angazhohen për të promovuar reformën e strukturës aktuale ekonomike dhe financiare ndërkombëtare, duke zhviilluar Bankën e Re të Zhvillimit si një model shumëpalësh zhvillimi në shekullin e 21-të.

Udhëheqësit përgëzuan pranimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të Dialogut të Qytetërimeve, të propozuar nga Kina, dhe bënë thirrje për respektimin e diversitetit të qytetërimeve botërore dhe për forcimin e shkëmbimeve midis tyre.

Gjatë takimit, u publikua "Deklarata e Kazanit" nga udhëheqësit e BRICS dhe u njoftua krijimi i Partnerëve të BRICS-it. Po ashtu, udhëheqësit dëgjuan raportimet e Presidentes së Bankës së Re të Zhvillimit, Dilma Rousseff, dhe të drejtuesve të tjerë të mekanizmit BRICS. Në fund realizuan një foto të përbashkët.

Gjatë takimit u publikua "Deklarata e Kazanit e Samitit të 16-të të Liderëve të Vendeve të BRICS-it", ku u shpall krijimi i vendeve partnere të BRICS-it.

Gjatë takimit, liderët e BRICS-it dëgjuan raportin e kryetares së Bankës së Re për Zhvillim, Dilma Rousseff, dhe drejtuesve të tjerë të mekanizmave të BRICS-it, si dhe u bënë një foto të përbashkët.