Izraeli sulmon qytetin e Rafahut, vriten 22 persona, kryesisht fëmijë
2024-04-22 17:08:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sulmet izraelite gjatë natës në qytetin jugor të Gazës, Rafah, shkaktuan vdekjen e 22 personave mes tyre 18 fëmijë, bënë të ditur zyrtarët palestinezë të shëndetësisë të dielën. Zhvillimet ndodhën ndërsa Shtetet e Bashkuara po shkonin drejt miratimit të miliarda dollarëve ndihmë ushtarake shtesë për Izraelin, aleatin e tyre të ngushtë.

Izraeli ka kryer sulme ajrore pothuajse çdo ditë në Rafah, ku është zhvendosur më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës, për t’i shpëtuar luftimeve diku tjetër.

Autoritetet izraelite janë zotuar të zgjerojnë ofensivën tokësore në këtë qytet në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për vetëpërmbajtje, edhe nga Uashingtoni.