SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj ushtrisë izraelite
2024-04-22 16:52:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një raport nga uebsajti amerikan i lajmeve  Axios  pretendonte se SHBA-ja pritet të shpallë sanksione brenda disa ditësh ndaj batalionit të IDF Netzah Yehuda për shkelje të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruan panorama.al. 

Kryeministri Benjamin Netanyahu tashmë është përgjigjur, duke paralajmëruar se është “e ndaluar” të sanksionohet IDF. Rivali i tij politik dhe ministri i kabinetit të luftës Benny Gantz u ka bërë jehonë komenteve të tij, duke paralajmëruar se sanksionet do të përbënin një “precedent të rrezikshëm”.

“Unë kam vlerësim të madh për miqtë tanë amerikanë, por vendimi për të vendosur sanksione ndaj një njësie të IDF dhe ushtarëve të saj vendos një precedent të rrezikshëm dhe përcjell mesazhin e gabuar për armiqtë tanë të përbashkët gjatë kohës së luftës,” tha ai.

“Unë synoj të veproj për të ndryshuar këtë vendim”, shtoi ai.

Raporti i Axios shton se do të ishte hera e parë që SHBA do të vendosë sanksione ndaj një njësie ushtarake izraelite.(Fatosi)