Ministri i Jashtëm iranian: Të ulen tensionet në Lindjen e Mesme!
2024-04-22 16:58:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministri i Jashtëm iranian, Husein Amirabdollahian, është shprehur në favor të zbutjes së tensioneve në Lindjen e Mesme në një deklaratë për mediat iraniane në Nju Jork, pas sulmeve midis Izraelit dhe Iranit, shkruan ATSH.

“Lufta dhe tensionet ushtarake nuk janë të dobishme për asnjë palë në rajon dhe duhet të gjenden zgjidhje thelbësore”, tha Amirabdollahian.

“Të gjitha palët duhet të fokusohen në një zgjidhje politike”, tha ai.

“Izraeli duhet të ndalojë “krimet e tij të luftës” në rajon”, tha Amirabdollahian.

“Ndihma humanitare dhe shkëmbimi i pengjeve në konfliktin e Gazës do të bëhej i mundur atëherë”, tha ai ndërsa ndodhej në Nju Jork, ku ai iu bashkua disa seancave të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i përshkroi sulmet si një përpjekje e mediave pro-izraelite për të treguar dominimin ushtarak të Izraelit. Por ai paralajmëroi se Irani do të përgjigjet “me forcë dhe me vendosmëri” ndaj një sulmi të vërtetë izraelit.(Fatosi)