Skemë e re vaksinimi për kollën e mirë, Komiteti rekomandon dy doza shtesë
2024-04-22 16:06:08

Drejtoresha e ISHP-së E. Tomini (Foto RTSH)

Rritja e rasteve me kollë të mirë ka nxitur Komitetin Kombëtar të Vaksnimit në Shqipëri të rekomandojë shtimin në kalendarin bazë të vaksinimit të dy dozave kujtese jo qelizore për sëmundjen e Pertus, shkruan RTSH.

Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini kujtoi se  dy doza bëhen në mosha respektive 4 dhe 6 vjeç dhe më pas në moshën 13 vjeç.

 Aktualisht në sistemin publik shqiptar ofrohet vaksina pentavalente qelizore për 5 sëmundje të ndryshme ndërsa në atë privat hegzavalente.