“Sony World Photography Awards 2024”, Juliette Pavy shpallet Fotografja e Vitit
2024-04-22 16:47:41

foto nga

Seria e fotografive të Juliette Pavy mbi sterilizimin e detyruar të grave në Grenlandë/ foto nga “cnphotos.net"

Organizata Botërore e Fotografisë ka shpallur fituesit e çmimit prestigjioz “Sony World Photography Awards 2024”, gjatë një ceremonie gala të organizuar në Londër, shkruan ATSH. Këtë vit francezja, Juliette Pavy u nderua me çmimin prestigjioz “Fotografja e Vitit”, me serinë e fotografive – “Spiralkampagnen: Forced Contraception and Unintended Sterilisation of Greenlandic Women”- mbi sterilizimin e detyruar të grave në Grenlandë. Pavy u përzgjodh në mesin e 10 fituesve të kategorisë "Profesionist", të shpallur së bashku me fituesit e vendit të dytë dhe të tretë.

Me rrëfimet e tyre vizuale, nga ato që dokumentojnë ndryshimet klimatike dhe marrëdhëniet me natyrën e deri te portretet më intime të individëve dhe komuniteteve, fituesit dhe finalistët, nga e gjithë bota, treguan talentin e tyre të madh.(Fatosi)