Londra: Rusia ka humbur 100 avionë luftarakë
2024-04-22 16:09:13

Një avion bombardues strategjik rus ka të ngjarë të jetë rrëzuar nga forcat ajrore ukrainase, sipas një vlerësimi të Ministrise Britanike e Mbrojtjes në një përditësim në X, duke e quajtur atë shembullin e parë të një bombarduesi strategjik që rrëzohet nga Sistemet e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës, shkruan ATSH.

“Ka shumë gjasa që Rusia të ketë humbur të paktën 100 100 avionë luftarakë deri më sot”, tha ministria.

Forcat Ajrore Ruse humbën një nga bombarduesit e saj të rëndë supersonikë “Tupolev Tu-22M3” të premten. Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte pasur një përplasje të shkaktuar nga probleme teknike, Ukraina pretendon se ai ishte rrëzuar.

Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, tha se kjo ishte hera e parë që një avion i tillë rrëzohej me sukses nga një raketë. (Fatosi)