BE përshëndet miratimin e ndihmës amerikane për Ukrainën
2024-04-22 15:31:52

Von der Leyen dhe Michel (foto ATSH)

"Përshëndes votën jashtëzakonisht pozitive të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Ukraina meriton të gjithë mbështetjen që mund të marrë kundër Rusisë", deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në platformën X, shkruan ATSH.

"Aleatët transatlantikë janë të bashkuar në mbështetje të lirisë dhe demokracisë", shtoi ajo.

"Mirëpres votimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për të miratuar paketën vendimtare, të vonuar prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën" shkroi nga ana e tij presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në X.

“Kjo i dërgon një mesazh të qartë Kremlinit  se ata që besojnë në lirinë dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe popullin e saj”, shkroi Michel.   (Fatosi)